A janë shqiptarët një popull inteligjent dhe ku qëndrojmë ne në krahasim me vendet e tjera të botës?
Përgjigjen e kësaj pyetje e jep një hulumtim i kryer nga Uorlld Popjullejshën Rivju. Në listën e gjatë prej 199 vendesh është matur koeficienti i inteligjencës së çdo vendi. Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë. Koeficienti i Inteligjencës së çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.
Shumica e njerëzve në mbarë botën pra rreth 68% kanë një koeficient inteligjence që varjon nga 85 në 115. Në vendin e parë me koeficientin më të lartë të inteligjencës renditet Japonia e pasuar nga Tajvani, Singapori, Hong Kongu dhe Kina.
Shtetet evropiane që kanë arritur të futen në top dhjetëshen janë Bjellorusia, Finlanda , Lihtenshtajni , por edhe Holanda dhe Gjermania.
Shumë mund të pyesin se ku ndodhet vendi ynë në këtë renditje. Shqipëria renditet e 109-ta në këtë listë të gjatë. Sa i përket vendeve të rajonit si Serbia,Greqia , Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë –Hercegovina ata renditen sipër vendit tonë.
Sa i përket vendit me koeficientin më të ulët në botë është Nepali me 42.99.
Klan News