Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETA hynë në Vlorë paratë e kartelit të Sinaloas?

A hynë në Vlorë paratë e kartelit të Sinaloas?

Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua fillimisht në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij.

Sipas një prej mediave më të vjetra meksikane kishin lidhje të drejtpërdrejta me drejtuesin e kartelit, Zambada García, i njohur si “El Mayo”.

“Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga EL UNIVERSAL, të katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë dhe drejtues. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Në këtë kohë, sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive” shkruajti El Universal.

Shkrimi vijoi duke thënë se vëllezërit zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar. Në Shqipëri, vëllezërit Hysa i kanë investuar paratë kryesisht në turizëm dhe në aktivitetet e lojërave të fatit.

“Burimet e inteligjencës përmendin se ky grup shqiptar ka lidhje edhe me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), me në krye kapo Michoacan Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho, por po kërkohen më shumë prova në lidhje me këtë. Deri para aleancës me Ismael Zambada García, El Mayo, krimi i organizuar shqiptar kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine. Duke krijuar këtë marrëdhënie të re, kartelet meksikane tani do të synojnë të zgjerohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për fitimet e kazinove dhe pastrimin e parave, të cilat në shumicën e rasteve mbeten të pakontrolluara ose nuk mund të kontrollohen plotësisht nga qeveritë e vendeve në fjalë” citohet El Universal.

Transfertat e parave për kazinotë

Menjëherë pas kësaj, gazetarja Ola Xama publikoi dokumentat që tregonin kalimin e miliona dollarëve për hapjen e kazinosë në Vlorë.

Transfertat bankare tregonin miliona dollarë që ishin paguar nga Sinaloa në Meksikë dhe sipas gazetares këto janë firmosur nga Luftar Hysa.

“Këto transferta madje janë bërë përmes sistemit bankar, ku një prej bankave është me kapital të Bashkimit Europian. Asnjë pyetje nuk është ngritur se si kanë ardhur pagesat, apo të aktivizohet sistemi alert dhe rasti t’i shkojë për hetim Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por Agjencia e Mbikëqyrjes të Lojrave të Fatit nuk sheh aftësinë e aktiveve të firmës Valona Konstruksion dhe se ku i ka gjetur 12 milion USD që nuk justifikohen nga bilancet e saj, as të shohë historikun penal të përfituesve të licencës e të bashkëpunojë me organet hetimore dhe as riskun që kanë kompani me origjinë vendet që kanë aktivitet të lartë në fushën e narkotikëve, por miraton licencën” ka shkruar gazetarja.

Luftar Hysa nuk është një personazh i njohur për opinionin publik. Nuk është përmendur më parë as për lidhje me krimin dhe as për bizneset e tij.

Takimi në zyrën e Ramës

Luftar Hysa duke dale nga kryeministria pas takimit me Rames
Luftar Hysa duke dale nga kryeministria pas takimit me Rames

Por të nesërmen e daljes së shkrimeve për të u publikua një foto e tetorit të vitit 2020 kur ai, së bashku me Besnik Lulaj shoqërojnë një deputet gjerman në kryeministri. Bëhet fjalë për ish-deputetin e CDU-SCU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

Foto i tregon këta pasi kanë dalë nga kryeministria, pas takimit me Edi Ramën. Nëse shkrimi i El Universal është i vërtetë, atëherë kjo përbën një skandal të rëndë, që duhet hetuar nga prokuroria. Nëse shkrimi i El Universal është i vërtetë, atëherë takimi i kryeministrit Edi Rama me këto personazhe do të ishte një nga provat kyçe të akuzave që i bëhen për lidhjet me krimin e organizuar dhe krijimin e terrenit të duhur për pastrimin e parave të pista.https://lapsi.al/2020/09/10/marrezia-e-te-gjitha-genjeshtrave-te-rames-me-kazinote/embed/#?secret=fFZLdjRInu

Por në mbrëmjen e të premtes, ngjarja ka marrë një tjetër kthesë. Vetë biznesmeni pretendon se ka rënë pre e një komploti shpifjesh dhe përbaltjeje të frymëzuar nga konkurenca në biznesin e kazinove.

Ai thotë se kudo ku ka punuar me kazinotë, ka respektuar ligjet dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme me shtetin. “Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë” shkruan Hysa, ndërsa paralajmëron padi për median meksikane.

Hysa jep një version tjetër për ngjarjen. Sipas tij, e gjitha është “një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën”. Ai thotë se i ka identifikuar qartësisht njerëzit që e sulmojnë duke zbuluar në këtë mënyrë përplasjet brenda biznesit të kumarit.

Përplasja për kumarin ishte një nga pistat për të cilat u përfol Ervis Martinaj disa ditë më parë.

“Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim. Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës” shkruan Hysa në sqarimin për mediat./Lapsi.al

DEKLARATA E LUFTAR HYSËS

Ditën e djeshme, në media të ndryshme të vendit tim është publikuar një histori e pavërtetë që implikon personin tim dhe familjen time në aktivitete ilegale. Për ata qe kanë jetuar në Shqipëri dhe ndoshta nuk kanë dalë më tej, për ata që harruan 1997, që nuk mbajnë mend ambasadat e 1990 dhe eksodin e 1991, ikjet masive dhe varfësinë e tejskajshme ju sqaroj si më poshtë:

Unë, shtetasi Luftar Ali Hysa, me profesion inxhiner dhe me një familje tipike intelektuale hedh poshtë në mënyrë kategorike pjesëmarrjen time dhe të familjes sime në çfarëdolloj aktiviteti illegal.
Unë, shtetasi Meksikan Luftar Ali Hysa kurrë i dënuar, kurrë i proceduar, kurrë i shoqëruar deklaroj se kurrë në jetën time nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë. Të gjitha problemet e mia në jetë janë më padrejtësinë.

Si Shqiptar i viteve të vështira, jam një nga të shumtët që ika në ato ikje masive nga halli, duke mos ditur ku iknim të pa nxënë, të paveshur dhe të varfër por me një shpresë e besim që një ditë ndoshta do kishim mundësi të ktheheshim në vendlindje me më shumë mundësi për të takuar fëmijë, familje e të tjerë që lamë pas.

Për ata që ndoshta nuk e dinë ne u ballafaquam me diskriminimin dhe përbuzjen e madhe ndaj kombit tonë. Ne me aq sa kishim, me aq sa mundëm, aq sa dinim, ulëm kokën punuam fort jo për veten tonë po për ata që kishim lënë pas. Duke ulur kokën, duke punuar fort dhe duke sakrifikuar shumë ne bëmë krenar veten dhe ata që lamë pas.

Në kërkim të më shumë mundësive, të një të ardhme më të mirë në vitin 2004 emigrova në Meksikë. Më shumë lumturi pohoj se në Meksikë kam gjetur vend dhe jam mirëpritur në mënyrë vëllazërore nga persona me inegritet të lartë qytetar dhe profesional, me një trajektore të pacënueshme të zhvillimit, të cilët më ndihmuan të zhvilloj një aktivitet legal dhe serioz, më mundëson të jetoj në mënyrë dinjitoze në shoqërine e familjarëve dhe miqve të mi. Falë këtij historiku unë dhe familjarët e mi jemi sot shtetas Meksikanë.

Në mënyrë të trishtueshme, interesat e konkurencës jo të ndershme të personave që i kam identifikuar qartësisht mund të çojnë në prishjen e imazhit të një personi dhe të një familjeje që ditë pas dite punojnë me të gjithë fuqitë për tu pozicionuar në një vend më të mirë duke konkuruar denjësisht.

Publikimi i këtij artikulli nuk ësht asgjë me shumë se një përpjekje imorale dhe intrigante për të eleminuar pikërisht konkurencën. Më duhet të përmend që nuk kam asnjë dijeni të asnjë investigimi nga qeveria Meksikane kundrejt personit tim, kompanive, vëllëzërve, punëtorëve, bashkëpunëtorëve madje të asnjë personi me të cilin kam bashkëpunuar për të zhvilluar aktivitetin tim.

Sa më sipër dua të informoj opinionin publik se kompanitë që unë përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale, të autorizuara per operim nga qeveria Meksikane. Këto kompani nuk kanë të bëjnë me asnjë aktivitet illegal, aq më pak me pastrim parash dhe me kartelet e Meksikës.
Për këtë përfaqësuesit e mi ligjorë po punojnë për zbardhjen e e plotë të këtyre lajmeve disinformuese dhe përbaltëse, për vendosjen në vend të të drejtës. Përgjegjësit e këtij artikulli të pështirë kanë si qëllim përbaltje dhe eleminimin e konkurencës por do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse pranë organeve kompetente.

Atë ditë që dola nga Shqipëria kisha të vetmin qëllim të ngrihesha nga varfëria e këtij vendi për veten dhe familjen, të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. E kam vendosur ballin lart përpara botës për kombësinë time dhe kam gjithnjë krenar. Me po aq krenari dua të përmend sot se në kompanitë që unë dhe vellai im kemi krijuar punësojmë më tepër se 1500 punonjës vetëm në Meksikë.
Ndihem po aq krenar sot që duke pasur gjithnjë të drejtën me vete dhe në saj të mundit, punës së ndershme dhe superimit të sfidave kam mundur ta ngrij sado pakëz emrin e kombit, të kthehem po me kokën lart, dhe të investoj në vendin që e dua aq shumë.

Në fund ti them të gjithë atyre të rinjve që po na lexojnë, rruga drejt suksesit do ketë gjithmonë sakrifica dhe sulme nga më të pështira nga konkurenca apo dashakeqësia. Modelet e suksesit nuk duhen gjendur kurrë tek aktivitetet ilegale por tek puna dhe përpjekjet për të ecur para.
Dëshiroj të informoj mediat, dhe tu kërkoj që sulme të tilla të mos përsëriten. Në të kundërt, do të më duhet të drejtohem në gjykatë për të kërkuar të drejtën time dhe të familjes sime. Ftoj mediat të publikojnë deklaratën time, siç bënë publikimin e akuzave të paprovuara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME