Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETAlarmi/ AKU: Mos e konsumoni këtë produkt. Zhdukeni nga raftet e marketeve

Alarmi/ AKU: Mos e konsumoni këtë produkt. Zhdukeni nga raftet e marketeve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kërkoi sot tërheqjen nga tregu të kremviçeve Wudy me arsyetimin se tek to ishte gjetur një bakter shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Sipas AKU, nga analizat e kryera u konstatua prezencë e bakterit “Listeria monocytogenes”që shkakton dhe infeksionin Listeroza.

Çfarë është infeksioni Listerioza?

Listerioza është një infeksion i rëndë i cili zakonisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve me bakterin “Listeria monocytogenes”. Bakteret e këtij lloji mund të mbijetojnë dhe pa praninë e oksigjnit.

Më së shumti prek disa kategori të veçanta, teksa grupet e rrezikuara të popullatës, në të cilat bëjnë pjesë të janë të moshuarit, dhe sidomos ata mbi moshën 65 vjeçare, gratë shtatzëna dhe fetuset, por edhe foshnjat e porsalindura, personat me imunitet të dobët.

Ky infeksion rritet në mjedise dhe produkte të ndryshme ushqimore, dhe madje është relativisht rezistent ndaj ngrirjes, tharjes, kripës,

Çfarë efektesh ka në shëndet?

Listerioza mund të shkaktojë një spektër të gjerë simptomash. Disa pacientë mund të mos të kenë simptoma, por kjo ndodh tek personat e shëndetshëm.

Infeksioni mund të shkaktojë sëmundje serioze, më së shpeshti tek personat me sëmundje kronike, tek personat e moshuar ose me imunitet të dobët.

Simptomat e infeksionit janë të vjella, dhimbje stomaku, diarre, përgjumësi, dhimbje koke, ethe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME