Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 36 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y. T., 59 vjeç, banues në Levan, pasi ka goditur në këmbë, me mjet bujqësor tip “Zetor”, shtetasin Sh. H.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 30 vjeç, banues në Grabian, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin K. S. dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjet.