Emisioni ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka bërë publike këtë mbrëmje një listë me emrat e 23 personave, ku mes tyre janë kreu i qeverisë Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë.
Në Tiranë janë këta persona të cilët mburren se janë miq dhe do të donin të ishin edhe bijtë e George Sorosit.
Kjo listë emrash ka kapur çdo institucion në Shqipëri, politikë, drejtësi, OJF, media e kudo. Mediat hera herës i kanë publikuar por pas ndërhyrjeve i fshijnë lajme të tilla duke i fshehur lidhjet e qeveritarëve me Soros.
Zyrtarët e qeverisë mburren, paguhen nga George Soros ndërsa janë aty, në majë të pushtetit, të zhytur në korrupsion, duke abuzuar ndaj qytetarëve të këtij vendi.