Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKim: Nuk do të ndodhë që të takohem me Berishën

Kim: Nuk do të ndodhë që të takohem me Berishën

Ambasadorja Yuri Kim ka folur për marrëdhëniet me Partinë Demokratike. Ajo sqaroi se pse takohet me Alibeajn dhe jo me Berishën. A është kjo një mbajtje krahu. Kim thotë jo dhe se nuk mund te takohet me Berishën.

“Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.

Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë. Kjo nuk do të ndodhë” – tha Kim në Opinion.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME