Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTXhaka nuk mjafton për Arsenal, City i dihat pas, rrëzohet keq në...

Xhaka nuk mjafton për Arsenal, City i dihat pas, rrëzohet keq në shtëpi Conte dhe Tottenham (vidio)

Ndalon Arsenal: Gunners, të lodhur nga impenjimi i mesjavës kundër PSV-së, shpërdoruan shumë dhe arrihen 1-1 nga Southampton. Një rezultat që afron Manchester City, që me fitoren e djeshme kalon në -2 nga kryesuesit. Poker për Aston Villa dhe Leicester, të cilët mposhtin Brentford dhe Wolves 4-0. Ndërsa Leeds shembet dhe hyn në zonën e rënies. Tronditet Conte e Tottenham, të mundur 2-1 në shtëpi nga Newcastle.

SOUTHAMPTON-ARSENAL 1-1

Ndalon 1-1 Arsenal. Kundër Southampton vjen barazimi i parë i sezonit për djemtë e Arteta, që shohin City të afrohet shumë. Gunners e nisën fort dhe në minutën e 11′ arriti goli. Ashtu si kundër PSV, shënon Xhaka, duke mposhtur Bazunu me goditjen e parë në portë. Southampton u mundua të reagojë, por mundësitë ishin të gjitha të Arsenal. Gabriel Jesus në fillim e pastaj Martinelli, por mundësia më e mirë për dyfishimin do ishte në fund të pjesës së parë. Kombinimi i shpejtë mes Ødegaard dhe Gabriel Jesus e çoi brazilianin në pozicion goditje, por Bazunu shpëtoi të tijtë. Arsenal vazhdoi të shpenzonte edhe pas rifillimit, po me Gabriel Jesus. Gol i gabuar, gol i pësuar, sepse në minutën e 65-të Southampton barazoi surprizisht. Elyounoussi shërbeu për Stuart Armstrong, që befasoi Ramsdale me një prekje drejt shtyllës së largët. Përfundoi 1-1: Arsenal gjithmonë në krye me 28 pikë, por tani Man City është -2.

WOLVERHAMPTON-LEICESTER 0-4

Leicester ringrihet, duke marrë pikët e para në transfertë. Foxes mposhtën Wolverhampton 4-0, duke u larguar për herë të parë nga zona e rënies. Wolves patën një fillim më të mirë, por Leicester gjeti avantazhin me Tielemans në minutën e 8-të. Pasi rrezikuan shumë në mbrojtje, me pritjen e Ward kundër Matheus Nunes, miqtë dyfishuan. Barnes nënshkroi 2-0, ndërsa Wolverhampton tentoi me të gjitha mënyrat pa mundur të hapë ndeshjen. Leicester shënoi të tretin në minutën e 65-të me Maddison, ndërsa në minutën e 80-të zhbllokohet edhe Vardy, ende pa gol në këtë sezon. 4-0 që është një frymëmarrje për Leicesterin, ndërsa Wolves janë të fundit bashkë me Nottingham Forest dhe Leeds.

ASTON VILLA-BRENTFORD 4-0

Një fillim i mirë për Aston Villan e re, që reagoi pas shkarkimit të Steven Gerrard me një paraqitje bindëse dhe autoritare. Villians mposhtën Brentford 4-0. Të udhëhequr nga Aaron Danks, ata patën një start tronditës. Goli i parë erdhi pas 64 sekondash, me prekjen fituese të Leon Bailey e në minutën e 7-të Ings dyfishoi. Aston Villa dominoi plotësisht dhe në minutën e 14 shënoi të tretin me penalltinë e Ings. Shpërthimi i vetëm nga Brentford erdhi në fund të pjesës së parë me Martinez, që u ndal nga Mbeumo. Villans dominuan edhe pjesën e dytë dhe gjetën pokerin në minutën e 59-të. Ollie Watkins shënoi golin e parë pas gati tre muajsh. Përfundon kështu, pavarësisht përpjekjeve të Brentford: Aston Villa fiton dhe shkon +3 nga zona e rënies.

LEEDS-FULHAM 2-3

Krizë e pafund për Leeds, që pas fillimit të shkëlqyer (7 pikë në 3 ndeshje) është shembur dalëngadalë në renditje. Fulham fiton 3-2 në Elland Road dhe i zhyt bardhezinjtë në vendin e fundit, me nëntë pikë në 11 ndeshje. Fulham ndëshkohet në minutën e 20′ kur goditja e Harrison u devijua nga Ream dhe Rodrigo e dërgoi në rrjetë. Barazimi vonoi vetëm gjashtë minuta. Mitrovic shënoi golin e 9 këtë sezon, me bashkëpunimin e portierit Meslier. Në minutën e 74-të Fulham kompleton përmbysjen me Bobby Decordova-Reid, krejtësisht i lirë në zonë. Tifozët e Leeds kontestojnë ekipin dhe pronësinë, pasi Willian shënoi edhe golin e 3-1 me lehtësinë më të madhe. I kotë goli i Summerville në minutën e 91-të. Leeds nuk fiton që nga 21 gushti dhe pësoi humbjen e katërt radhazi. Fulham ndërkohë është i shtati dhe në zonën evropiane me 18 pikë në 11 ndeshje.

TOTTENHAM – NEWCASTLE 1-2

Humbja e dytë radhazi për Tottenham të Antonio Conte që u mposht 2-1 në shtëpi nga Neëcastle. Në sfidën ndaj Magpies, Spurs e nisën mirë, por u befasuan në minutën e 31 nga Wilson. Dyfishimi i Newcastle erdhi nëntë minuta më vonë. Almiron përfundoi aksionin e tij personal në zonë me një goditje të bukur që mposhti Lloris. Pas rifillimit, Kane shkurtoi distancën në minutën e 54. Pas një kontrolli në VAR për offside, Gillet konfirmoi golin. 2-1 në stadiumin e Tottenham Hotspur. Të besuarit e Conte nuk arritën të gjejnë barazimin dhe në bilbilin e fundit përfundoi 2-1. Newcastle shkoi në 21 pikë, Tottenham mbetet i palëvizshëm në 23.

Premier League England
Aston Villa 4-0 Brentford
Leeds United 2-3 Fulham
Southampton 1-1 Arsenal
Wolverhampton Wanderers 0-4 Leicester City
Tottenham Hotspur 1-2 Newcastle United

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME