Presidenti Bajram Begaj caktoi 14 majin e vitit2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme. Në njoftimin që shpërndau pwr mediat, presidenca njoftoi se pret nga “palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë”.
Ndër të tjera, Presidenti Begaj nënvizoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.