Del video e momenteve të tmerrshme në një qendër tregtare në Milanos pasditen e së enjtes. Një person sulmoi me thikë punonjësit dhe klientët.
1 person humbi jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën. Agresori u ndalua nga karabinierët. Ai ishte me probleme mendore dhe kurohej për këtë. Thikën e mori nga një prej rafteve të supermarketit.
Mes të plagosurve ishte edhe një futbollist i Monza, skuadër e Serie A. Ai gjendet në një spital në Milano. Sulmi dhe arratisja e klientëve u filmua nga kamerat e sigurisë dhe u publikua nga mediat. Autoritetet përjashtuan pistën e terrorizmit.