Mirë u pafshim
…më thuaj, ti “mirë u pafshim!”
o lumë i fshati tim,
ti fushë që m’ i ngjan gruas,
të qeshur me pendim!
Do shkoj larg prej jush,
të kem një punë atje,
se dot s’ ma “mbushi barkun”,
i miri im atdhe.
Pse m´shihni me këmbime,
o shelgje përmbi valë,
dyshoni se do ndërroj,
të jem i juaji djalë?!
Po ti o fusha nënë,
pse qan me mbyturi?
Në qoft se s’ vdes andej,
do t’ kthehem përsëri.
Çfarë sheh në sytë e mi,
ti çupë që qan me lot.
mos vdekjen time larg,
t’ a tha ty korbi sot?
©kotepetraq
Fier, 28 tetor 2022