Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTArjan Bellai: Po kalojmë traumë psikologjike te Bylis

Arjan Bellai: Po kalojmë traumë psikologjike te Bylis

“Një pikë është pozitive se po nuk fitove, e mira është të mos humbasësh. Por këta djem duan qetësi se janë futur në një pozicion stresues, se mendojnë se nuk vlejnë. Por ata e kanë sjellë ekipin deri këtu, duhet të kthejmë besimin se shkojmë para portës por nuk ia dalim të shënojmë”. Arjan Bellai mundohet të shpjegojë atë që nuk shkon me Bylis, pas 0-0 me Teutën. Ballshiotët kanë arritur të thyejnë serinë prej 3 humbjesh radhazi, por tekniku kujton rastet e humbura.

Flagrant sidomos ai i Qardakut, por ofensiva mallakastriote u përplas te një Qirko i pakalueshëm: “Në çdo ndeshje bëjmë mirë, por edhe keq. Detyrat që kishim dhënë i bënë mirë çunat. Vetëm dy kundërsulme pati Teuta dhe një kros nga e majta dhe një gjuajtje që kapi Teqja, ato kishte Teuta. Por kishim përballë një Qirko në ditë të shkëlqyer dhe nuk arritëm ta mundim. Na mposhti 5 herë në raste ku duhej të shënonim të paktën një gol”.

Arjan Bellai tregon stresin që po kalon skuadra, duke e konsideruar fajtor për gjendje në të cilin është Bylis: “Vuajmë nga stresi. Ai që kalojnë çunat që kanë tre ndeshje me humbje dhe stresi që kaloj unë. Ndaj kemi marrë vetëm 1 pikë”, tha Arjan Bellaj pas sfidës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME