Hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e së mërkurës të tjera të dhëna të marra në sistemet shqiptare. Në faqen e tyre në Telegram ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH).
Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve.
Lapsi.al e zotëron të gjithë listën e publikuar prej hakerave. Ata japin edhe një mesazh për qeverinë shqiptare me publikimin e kësaj liste.
“Krenarë që strehoni terroristët? Gjithashtu krenar për të mirëpritur pasojat që bëjnë njerëzit tuaj të vuajnë. Huh?” – thuhet në mesazh.
Pak ditë më parë ata publikuan edhe të dhënat e vetë kreut të SHISH, Helidon Bendo dhe familrajrëve të tij.
Lajm në përditësim…