Fier – Dy aksidenterrugorë kanë ndëdhur në mëngjesin e sotëm. I pari ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Ballsh në fshatin Lalar ku dy mjete “Benz” janë përplasur kokë më kokë me 3 të plagosur dhe i dyti në rrugën Fier – Patos më Mbyet vetem dëme materiale.
Në aksidentin e Lalarit të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve tip Bez njëri nga Kuçova tjetri nga Patosi si dhe një pasagjer, ndërkohë që në aksidentin e Mbyetit ka pasur vetëm dëme materiale, gërvishtje makinash.
Burime policore por edhe ato nga vendi i ngjarjes pohojnë se policia e qarkullimit rrugor por edhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke u dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i dërguar në spitalin rajonal Fier dku kanë marr ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën
Policia
Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri, shtetasi L. S., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti i dytë ka ndodhur tek vendi i qujatur “Çezma e Mbyetit” ku dy automjete njera tip foristrade Toyota dhe nje autoveturë vetlm sa janë përplasur lehtë, pohuan burime informscioni nga vendi i ngjarjes. Ka pasur vetëm dëme materiale pa pasoja në njerëz.
Edhe në këtë rast shërbimi i qarkullimit rrugor i drejtorisë së policisë së qarkut Fier ka shkuar në vendin e ngajrjes e për të dy rastet po kryejnë veprimet proceduruale . Po këto burime pohuan se shkak ka qënë lagështira në rrugë dhe shpejtlsia e drejtuesve të mjeteve por fatmirësishte pa pasoja në njerëz