Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Berisha zbulon detajet: Në 12 nëntor, ora16:00 është ora e shqiptarëve

Protesta/ Berisha zbulon detajet: Në 12 nëntor, ora16:00 është ora e shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar se protesta e datës 12 nëntor do të mbahet pas dreke. Ai tha se tubimi do të nisë në orën 16:00. Detajet për protestën Sali Berisha i bëri të njohura gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë. Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri. Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet. Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka. Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë. Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet”-tha Berisha.

Një nga qytetarët e ka pyetur kryedemokratin sesi do të bëhet bashkimi i PD-së për të shkuar në zgjedhjet vendore me kandidatë të përbashkët. Në përgjigjen e tij, Berisha theksoi se është gati të bashkëpunojë me këdo. Ai theksoi ama se nga primaret nuk mund të heqë dorë dhe as nuk do t’i zëvendësojë ato me sondazhe. Ish-kryeministri akuzoi Ramën se përçarja e PD-së është vetëm në interes të tij. Ndërkohë shtoi se kreu i qeverisë “betejën e ka me 11 dhjetorin sepse atë tjetrën e kishte në xhep.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME