Erling Haaland ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer. Sulmuesi i Manchester City ka realizuar deri tani 18 gola në kampionat me skuadrën e tij të re dhe është ngjitur në krye të renditjes për “Këpucën e Artë” të kontinentit.
Së bashku me të në vendin e parë është bashkëkombësi i tij Amahl Pellegrino, që ka shënuar 24 gola me Bodo/Glimt, por kampionati norvegjez është tashmë pranë fundit.
Podiumin e mbyll Robert Lewandowski i Barcelonës me 13 gola të shënuar deri më tani dhe 26 pikë në total. Në 15 të parët janë dhe Neymar, Kane dhe Mbappe me nga 11 gola.