Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Studenti: Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni

Protesta/ Studenti: Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni

Student i inxhinierisë së ndërtimit, Olsi Kasemi, në fjalën e tij në protestën e opozitës para Kryemnistrisë, u shpreh se sot në protestë është vetëm pasi shokët e tij janë larguar tashmë nga vendi me gomone apo kamionë.

Studenti tha se mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama dhe klika e tij.

“Jam nga Lazarati. Student dhe i punësuar. Jam këtu për të mëbshtetur protestën që po rikthem shpresën tek qytetarët. 

Bashkë me katër shokë erdha në Tiranë. Por, një nga një mi mori gomonia apo kamioni. 

Jam vetëm në këtë protest ta, ndaj shpesh mendoj edhe vetë largimin tim nga Shqipëria por kuptoj që ai që duhet të largohet është rama dhe klika e tij e qelbur e jo rinia. Urrejtja e një populli që lëngon ka nisur të ngjisë uraganin e Lirisë.”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME