Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAvokati Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e Soros

Avokati Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e Soros

Avokati Altin Goxhaj deklaroi sot nga protesta e opozitës se kryeministri Edi Rama është fshehur në Paris. Ai tha se Rama në Paris po bën plane me Alex Soros si t’i dëbojë dhe këta shqiptarë që kanë mbetur në vend.
Goxhaj shtoi se sa herë që ka shumë pjesëmarrje në protestë, Rama ikën.

“Jemi kaq shumë shqipe dhe sa herë ka kaq shumë shqipe ikën sorra. Dy hapa para ne, 10 hapa prapa ata. Duhet të vijmë gjithmonë këtu ta përzëmë atë. Poshtë George Soros! A e dini ku është Rama sot, në cilën fole është fshehur?

Në folenë e qyqes Soros në Paris duke bërë planin si të na dëbojë dhe ne që nuk na ka dëbuar, këtë e dinë dhe socialistët dhe patronazhistët. Edhe ata po thonë në këtë moment: Shporreni qelbësirën! Veliaj i bashkisë i fiki dritat se i tha Rama nuk dua ti shoh. Ky ortek është vetëm fillimi dhe do t’ju shkatërrojë. Pa ikë Rama dhe veremlija, nuk shpëton Shqipëria.”, tha Goxhaj.

Opozita ka organizuar protestën e dytë kombëtare e thirrur kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës. Protesta mbahet para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Rreth 100 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa edhe FNSH-ja qëndron në gatishmëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME