Shpërthen në brohorima bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kur u në podium u ngjit Sali Berisha.
Mbahet në Tiranë sot protesta e opozitës së bashkuar. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe kryeqyteti janë mbledhur sot në Tiranë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që i mbajnë përgjegjëse për situatën e vështirë ekonomike dhe largimin e të rinjve, por jo vetëm nga vendi.
Dy pikat e nxehta të protestës që sapo ka nisur janë sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ku janë mbledhur qindra qytetarë.
Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët mbajnë pankarta me mesazhe kundër qeverisë. “Rama është brand (markë) në korrupsion”, shkruan njëra prej tyre.
Në qendër të Tiranës janë mbledhur qytetarët e ardhur nga rrethet e veriut dhe jugut. Teksa nga Rruga e Elbasanit ijnë protestuesit nga Juglindja.
Pas Kryeministrisë janë mbledhur forcat e Policisë, si dhe një autobot uji.