Elsa Ballauri, aktiviste thotë se natyra e medias në Shqipëri, është e prirur nga fasada kur bëhet fjalë për gratë. Për të shpesh nuk janë gratë e mençura dhe me eksperiencë që drejtojnë, por gratë fasadë që plotësojnë kënaqësinë e publikut për ta parë.
“Shpesh nuk janë gratë e mençura me eksperiencë që duhet të drejtojnë, shpesh janë gratë fasadë që plotësojnë kënaqësinë e publikut për ta parë. Nëse vihet në balancë, vihet në fillim fasada, paraqitja, pasi kjo është natyrë edhe e medias. Gratë nuk janë të zonjat që ta kundërshtojnë këtë”,-tha në ”Euronews Albania”.