Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË”Skemë tipike pastrimi parash”/ Meta: Afera e Portit të Durrësit, një çmenduri...

”Skemë tipike pastrimi parash”/ Meta: Afera e Portit të Durrësit, një çmenduri tjetër rilindase

”Skemë tipike pastrimi parash”, e cilëson kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, projektin e portit të ri të Durrësit. Po ashtu përmes një postimi në facebook, nënvizon se afera e Portit të Durrësit është një çmenduri tjetër rilindase. ”Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash. Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë

Afera e Portit të Durrësit është një çmenduri rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik. Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash. Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro.

Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash. Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milion euro. Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro.

Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet. Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit. Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike. Por “strategjike” për “Rilindjen” janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME