Të jesh e famshme nuk është diçka e lehtë.
Margot Robbie u bë një yll global me rolin në filmin e vitit 2013 ‘The Wolf of Wall Street’ në të cilin luajti përballë Leonardo DiCaprio, Jonah Hill dhe Matthew McConaughey. Megjithëse u bë nga yjet më të mëdhenj në Hollywood, suksesi e futi në ‘grackën’ e famës.
‘Diçka po ndodhte në ato faza të hershme dhe gjithçka ishte shumë e tmerrshme,’ tha Robbie për Vanity Fair.
Mbaj mend që i thashë mamasë sime: ‘Nuk mendoj se dua ta bëj këtë’. Dhe ajo thjesht më shikoi dhe tha: ‘E dashur, mendoj se është tepër vonë. Atëherë kuptova se e vetmja rrugë ishte përpara.’
Aktorja tha se përshtatja me paparacët që e ndiqnin kudo ishte diçka me të cilën ajo duhej të mësohej. Dhe ndërsa Robbie ka gjetur mënyra për t’u përballur me famën e madhe, siç është fshirja e të gjitha mediave të saj sociale, ajo pranoi se ndihej ende në siklet.