Fier – Pas disa seancash mungesë togat e zeza kanë sjellë me forcë në gjyq Klodian Çalamanin. Ky i fundit akuzohet për abuzimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo në Fier.
Megjithatë edhe sot seanca gjyqësore e Çalamanit është shtyrë. Kjo pasi familjarët e të miturit nuk u paraqitën në gjykatë. Gjëndja e tyre emocionale është tejet e rënduar sepse para pak ditësh ishte 1-vjetori i vdekjes së të miturit.
Kjo eshte hera e katërt qe seanca gjyqësore shtyhet. Përballja me togat e zeza të Klodian Çalamanit do të jetë në 12 dhjetor.
Gjykata Fier
Seanca gjyqëspre e të pandehurit Klodian Çalamani u shty për në datën 12.12.2022 ora 12:45, për shkak të mosparaqitjes së viktimave për shkak të gjëndjes të rënduar sepse para pak ditësh ishte 1-vjetori i vdekjes së të miturit