Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDaja i 23-vjeçarit: Gabimi i nipit që dashuroi, të na kthejnë trupin...

Daja i 23-vjeçarit: Gabimi i nipit që dashuroi, të na kthejnë trupin sa më parë

Mynevere Karabollaj dhe Flonino Merkuri, 23 vjeç u vranë tragjikisht nga nga ish-bashkëshorti i 37-veçares, Viron Karabollaj, 40 vjeç mbrëmjen e së dielës, 20 nëntor.

Ngjarja tragjike ndodhi në Spinea, Itali.

Karabollaj nuk e pranoi kurrë lidhjen e re të ish-bashkëshortes së tij dhe kjo dyshohet se ishte arsyeja që çoi në tragjedinë me tre viktima.

Pas krimit, 40-vjeçari vrau veten.

Daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e nipit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.

Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë, sipas BW.

Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish-bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish-burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME