Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShokuese/ Gabimet e Argjentinës favorizuan Arabinë Saudite (vidio)

Shokuese/ Gabimet e Argjentinës favorizuan Arabinë Saudite (vidio)

Një nokaut që bën zhurmë: Argjentina humbi 2-1 në debutimin e saj kundër Arabisë Saudite. Zhgënjimi i Lautaro Martinez është i dukshëm pas duelit.

“Ne e humbëm ndeshjen për shkak të gabimeve tona, veçanërisht në pjesën e dytë. Ka detaje që bëjnë diferencën dhe ne duhet të ndërhyjmë për të korrigjuar gabimet.

Sigurisht që dhemb shumë, donim ta nisim këtë Botëror në një mënyrë tjetër, por shkoi kështu, duhet të reagojmë. Çdo ndeshje do të jetë vendimtare në vijim”, deklaroi Lautaro.

E pabesueshme! Nga 1-0 që u mbyll pjesa e parë me golin e Leo Messi, tani janë ekipi Arabisë Saudite që shënon dy gola.

Në minutën e 48 të pjesës së dytë barazuan arabët. Por pesë minuta me vonë kalon në avantazh ekipi i Arabisë Saudite. Pra 2-1 për ekipin arabik, duke përfituar nga përgjumja e argjentinasve. Ndërkohë sulmet e ekipit të Argjentinës priten nga portieri i Arabisë Saudite.

Ndeshja vazhdon kur mbeten edhe pak minuta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME