Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të dëshmië që ka dhënë në gjykatë Ardjan Çapja, i cili ësshtë vënë nën akuzën e vrasjes së dyfishtë në kuadër të grupit kriminal. Në deklaratën që ai ka bërë, ka përmendur edhe emrin e një politikani që thotë se i ka ofruar ndihmë.
Politikani i lartë, sipas Çapjas, ka dalë në përgjime, por ato janë fshirë, ndërsa prokurori ka vijuar të sulmojë familjen Çapja.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka denoncuar se emri i deputetit “Taulant Balla është në dosjen e bandave të Elbasanit: ka porositur vrasjen e avokatit pasi ai kishte përgjime të tij”.
“Partia Demokratike dhe kryetari i saj e kanë denoncuar pafund implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.
Emri i tij është shfaqur edhe në dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Nuredin Dumani e ka përmendur emrin e tij, si funksionar i lartë i Partisë Socialiste në dëshminë e tij për prokurorët. Por nga Dumani deri te Çapja, Taulant Balla ka shkuar nga politikan i korruptuar në politikan qe porosit vrasje.
Partia Demokratike i kërkon SPAK të hapë dhe të hetojë dosjen e avokatit Ravik Gurra”, tha Garo.