Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ftuar në News24 ka folur në lidhje me qeverisjen në vend teksa tha se problemi më i madh është shkatërrimi i ekonomisë në vend.
Imami deklaroi se në vend nuk ekziston konkurrenca pasi sipas tij oligarkët në vend marrin punët të caktuara në zyrën e kryeministrit, ndërsa shtoi se gjithashtu populli paguan më shtrenjtë çdo kilometër rrugë dhe gozhdë të vendosur në institucionet shqiptare.
Sakaq, ai foli edhe për largimin e të rinjve nga vendi, të cilin e cilësoi si një zbrazje bibilike dhe i krahasoi shqiptarët me “çifutët në shkretëtirë”.
“Shkatërrimi i ekonomisë është problem i madh i qeverisjes, borxhi është rritur jashtëzakonisht , konkurrenca nuk funksionon, një dorë oligarkësh që janë klientë të tij pmarrin punët, oligarku të thërret nuk thirret. Ai i shpërndan punët, ti do bësh këtë, ti këtë. Populli paguan shtrenjtë çdo gozhdë, çdo kilometër rrugë. E gjithë kjo ka bërë që të jemi në një eksod të dytë, Shqiptarët janë si çiftutët në shkretëtirë. Po zbrazet vendi në mënyrë biblike, është një gjë që nuk mbaron, ka rënë numri i nxënësve nëpër shkolla. Për një grup globalist nuk ka rëndësi nëse në vend nuk ka shqiptarë nëse do marrin punëtorë nga Bangladeshi”, tha ai.