Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË6 dhjetori/ Meta: Manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria e dëshiron

6 dhjetori/ Meta: Manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria e dëshiron

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi sot një komunikim për mediat pas homazheve të zhvilluara tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’. Aty ai ka folur edhe për protestën e 6 dhjetorit. I pyetur se a do t’i bashkohet forca që ai drejton protestës, Meta u shpreh i bindur për pjesëmarrjen.

“Ju e dini që nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, çlirimit dhe i lirisë. Ju e dini se dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët patriotë e të ndershëm është muaji i demokracisë dhe Europës. Pa diskutim në 6 dhjetor do të jemi të gjithë sepse do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa! T’i japim fund instalimit të mafias në pushtet. Askush të mos e frenojë më aspiratën për në BE siç kanë bërë vitet e fundit.”, tha Meta. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME