Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia të Italisë, ku 19-vjeçari shqiptar, Aurel Deda ka ndërruar jetë teksa po punonte në sektorin e ndërtimit.
I riu nga fshati Fishtë i Lezhës ishte djalë i vetëm i damiljes Deda, ndërsa kishte pak muaj që kishte shkuar për të punuar si emigrant në Itali.
Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin ku pësoi aksidentin fatal.