Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDëshmia/ Besmiri e leu 61-vjeçarin me benzinë dhe i vuri flakën

Dëshmia/ Besmiri e leu 61-vjeçarin me benzinë dhe i vuri flakën

Është zbardhur dëshmia e Gazmir Ngotës. 39-vjeçari nga Tirana u vu në pranga i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe më pas djegien për së gjalli me benzinë të Menduh Kurt-Dedës në vitin 2017. Në pranga për këtë ngjarje është vënë edhe 56-vjeçarja Mirjeta Karaj ndërsa është shpallur në kërkim djali i saj, Besmir Karaj, 34 vjeç. Ky i fundit besohet se jeton në Itali. Shkak për krimin e rëndë u bë një borxh prej 1 milion lekësh të reja.

Mediat raportojnë se Gazmir Ngota e ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Në rrëfimin para grupit hetimor, ai ka treguar marrjen peng, dhunimin e djegien për së gjalli të 61-vjeçarit. Ngota ka treguar gjithashtu se mes Karajt dhe nënës së tij ka pasur shkëmbime telefonatash gjatë ngjarjes.

“Ishim bashkë me Besmirin në zonën e Xhamllikut. Pamë rastësisht viktimën në rrugë. Besmiri mori në telefon mamanë e tij dhe i tregoi. Më pas shkuam në një parking në zonën e Alliasit bashkë me viktimën, ku na priste Marjeta. Aty ajo i kërkonte paratë. Viktima këmbëngulte se nuk i kishte lekë borxh. Besmiri e dhunoi rëndë. Më pas e dërgoi në zonën e Kodër-Shupalit. Aty Besmiri e leu me benzinë dhe i vuri flakën” – thotë Ngota.

Ndërsa Marjeta Karaj nuk pranon krimin e kryer. Edhe ajo është marrë në pyetje, por nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Në krahun tjetër grupi hetimor thotë se ka siguruar mjaftueshëm prova dhe dëshmi që e lidhin atë me vrasjen e vitit 2017.

Marjeta Karaj punonte ne një shoqatë se bashku me viktimën. Dyshohet se mes tyre kishte pasur edhe një lidhje intime. Ata kishin hapur së bashku edhe një shoqatë bamirësie për të ndihmuar fëmijët e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës.

Trupi i Menduh Kurt-Dedës u gjet në 16 maj 2017 në vendin e quajtur “Kodër Shupal” nga persona të rastit. Vetëm pas 5 vitesh është bërë e mundur që ai të identifikohej. Viktima ishte me origjinë nga Sohodolli i Dibrës, por në kohën e vrasjes jetonte në Lukovë të Sarandës.

Kur kufoma e tij u gjet 5 vite më parë, ajo ishte totalisht e dekompozuar. Pas një farë kohe hetimet u mbyllën, pasi asnjë familjar i personit të humbur nuk u paraqit për ta kërkuar. Mësohet se ekspertët arritën t’a identifikonin përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME