Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur katër kompani të prodhimit dhe tregtimit të miellit në vend me arsyetimin se kontrollojnë tregun duke fiksuar çmimet dhe duke mos ndjekur rregullat e konkurrencës.
Si pasojë e kësaj shkelje ndaj kompanive është vendosur në total një gjobë prej 10.4 milion lekësh. Nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht 2022, Ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja rezulton se kanë thyer rregullat. Autoriteti i Konkurrencës thotë se këto kompani kanë vepruar si kartel duke fiksuar çmimet.
Autoriteti i Konkurrencës, një vit më parë i kontrolloi për rritjen e pajustifikaur të çmimit të bukës e miellit në treg, duke u vënë kusht të mos bëjnë marrëveshje të bashkërenduara dhe të raportojnë periodikisht kostot për miellin.