Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI dehuri godet me thikë kamarierin, arrestohet

I dehuri godet me thikë kamarierin, arrestohet

Lushnjë – Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME