Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe vëllanë.
Sipas burimve për SYRI-n, paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative. Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.
Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.
Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.
Mësohet se autori i krimit quhet Xhevit Sinani, vëllai i vrarë Shaqir Sinani dhe bashkëshortja Zeqine Sinan
Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.
Informacion shtesë/ Policia Gramsh
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë .
Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkeshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.