Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËNuk ndalojnë akuzat nga opozita shqiptare për skandalin me ish-zyrtarin e lartë...

Nuk ndalojnë akuzat nga opozita shqiptare për skandalin me ish-zyrtarin e lartë të FBI

Nuk ndalojnë akuzat ndaj kryeministrit Rama nga opozita. Berisha akuzon fort, deputeti Salianji depoziton në SPAK padi që të hetohet se nga dolën qindra mijëra dollarë nga Tirana për të korruptuar ish-zyrtarin e FBI.

Ndërkohë edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se ish-zyrtari i FBI-së nuk ka bërë 4 vizita në Shqipëri, por janë shumë të tepër dhe që nuk janë raportuar sipas ligjit në SHBA.

Ai tha se tre porositë e para Edi Rama ia ka dhënë Charles McGonigal për atë vetë, në kohën kur ishte President.

“Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Edi Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga FBI-ja, i ka dhënë kundër presidentit në detyrë në atë kohë Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme nën autoritetin e FBI-së, për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit dhe për të marrë dëshmi të rreme.

Çaushaj ka dhënë një pjesë të vogël të së vërtetës që unë e kam ditur.

Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin. Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin.

Ne kemi punën tonë dhe drejtësinë tonë. Ne kemi dhe drejtësinë e popullit. Këta persona janë takuar dhe me prokurorë, dhe me gjykatës, me njerëz të drejtësisë dhe biznesmenë dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe dhe mashtruar”, tha Meta, duke nënkuptuar se ish-zyrtari i lartë i FBI duhet të ketë pazare dhe presione ndaj njerëzve të drejtësisë së re për të hetuar kundër Ilir Metës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME