Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës. Ata kanë mashtruar duke u shtirur si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe kanë tentuar të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga një biznes privat.
Të arrestuar janë shtetasit Ergys Ahmetaj 21 vjeç, Andi Basha 18 vjeç dhe Gëzim Kusi 19 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi F. Gj., 39 vjeç, si bashkëpunëtor me tre të rinjtë.
Tre të rinjtë kanë tentuar t’ja hedhin një subjekti privat për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve. Pas kontrolleve në banesat e autorëve u sekuestruan 89 400 euro dhe aparatet celulare.