Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOra 17:00/ Kuvend e protestë

Ora 17:00/ Kuvend e protestë

Seanca plenare e orës 17:00 pritet të ketë zhvillime dhe të jetë e mbushur me të papritura. Seanca do të zgjasë 12 orë.

Tema kryesore që do të diskutohet është dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Opozita ka kërkuar debat me kryeministrin Edi Rama për takimet e tij me Mcgonigal, por mbetet për tu parë nëse kreu i qeverisë do të paraqitet apo do të mungojë si në seancat e mëparshme.

Numri i deputetëve të opozitës që do të jenë përballë Ramës në sallë, do të jetë shumë i paktë. Kjo pasi tetë prej tyre janë përjashtuar për dhjetë ditë nga Kuvendi. Vendimi është marrë tetë ditë më parë, ndaj rrjedhimisht nuk do të jenë sot: Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Më herët nga seanca parlamentare u përjashtua dhe kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Nga ana tjetër, opozita do të protestojë përsëri pasditen e sotme, në të njëjtën orë (17:00) para parlamentit. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesta e së shtunës shënoi nisjen e revolucionit demokrati. Ai shtoi se protestat do të vijnë deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME