Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË”I kanë marrë çdo komunikim e dokument që nga 2017”/ Berisha: Rama...

”I kanë marrë çdo komunikim e dokument që nga 2017”/ Berisha: Rama është në hetim nga Amerika

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story” me Grida Dumën, tha se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga Amerika. Sipas tij, Ramës i janë marrë çdo komunikim dhe dokument që nga viti 2017 dhe deri më sot. ”Ai nuk është në ndjekje penale, por nën hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot”,-tha Berisha.

Pjesë nga intervista

Si ndiheni që riktheheni në PD për të bërë një betejë nga e para kur ndërkombëtarët nuk janë karta e fortë e PD-së?

Ajo që mund t’u garantoj është se gjithçka ka pikënisje, në këtë rast idealet e njeriut. Unë po ecja drejt mbylljes së plotë të kapitujve të mi në jetën politike, kisha vendos të dorëzoja mandatin po të fitonim, por ajo që ndodhi riktheu Berishën në vitet 1988-89. Unë nuk kam qenë i persekutuar, kam qenë i priviligjuar, kisha një laborator modern, dhe publikoja botime në revistat ndërkombëtare. Njohuritë e mija ishin historike, por kishte një problem themelor, dinjiteti njerëzor, unë pavarësisht nga këto ndryshe flisja me miqtë e mi ndryshe në kolektiv e ndryshe në familje. Ky ishte një vendim i imi kurrë për pushtet por për të fituar dinjitetin tim. Pas 33 vitesh del një burrë i nderuar kryediplomat dhe pa asnjë dokument më lëndon dinjitetin tim dhe aty kam shkruar letrën që duhet ta mbroja atë dinjitet.

Besoni që e keni thirrje e talent politikën apo disiplinë?

Politika kërkon një gjë, të mbrosh pavarësisht nga çmimi një tufë parimesh. Ai që e vendos e bën, e vendos ai që i thotë karakterit karakter. Po shkele çdo parim humbet çdo besim. Unë nga data 19 maj deri më 9 qershor vazhdova betejën i vetëm, pa kërkuar ndihmë tek asnjë njeri.

A nuk është Rama në kushtet tuaja?

Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik. Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së, por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi. Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME