Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMedia ekuadoriane, lidhjet e mafies shqiptare me kartelet e kokainës

Media ekuadoriane, lidhjet e mafies shqiptare me kartelet e kokainës

Artur Rrapaj, shqiptari i arrestuar në Kolumbi gjatë një operacioni që vuri në pranga një nga bosët më të kërkuar të trafikut të drogés nga Ekuadori ka zgjuar interesin e mediave amerikano-latine. Ato kanë dhënë detaje të reja për lidhjet mes narkotrafikantit Emilio Sánchez Farfán me pseudonimin “El Gato” (macja) dhe shqiptarit.

“Lëvizshmëria e Farfán ishte çështja që na shqetësonte më shumë” – tha një nga efektivët e policisë. Surpriza më e madhe e tyre gjatë kontrollit të një vile në Samborondón në Guayas ishte gjetja e shqiptarit.

“Ai është Artur Rrapaj, 37 vjeç. I huaji u arrestua duke pasur në zotërim telefona satelitorë, pajisje GPS dhe 319 mijë dollarë cash. Prokuroria po e procedon për pasuri të pajustifikuar. Inteligjenca policore nuk e kishte identifikuar Rrapajn si pjesë e strukturës së këtij Karteli. Kjo organizatë drejtohej nga Sánchez Farfán. Megjithatë, kapja e tij jep të dhëna për një marrëdhënie që tashmë ishte gjurmuar.

Oficerët identifikuan se mafia shqiptare që vepron në Guayas punon me Kartelin e Gjeneratës së Re. Prania në Ekuador e Rrapajt, një shqiptari me precedentë penalë në vendin e tij dhe me pasaportë të skaduar 10 vite më parë, nuk është befasuese. Përkundrazi, konfirmon disa hipoteza që studiuesit kanë hedhur se mafia shqiptare është prezente në Ekuador” – thuhet në shkrimin e mediave ekuadoriane.

“Që nga vitet 2000, e ashtuquajtura Mafia Shqiptare ka dërguar emisarë në Amerikën Latine. Konkretisht në Meksikë, Ekuador, Kolumbi dhe Peru. Qëllimi është blerja e kokainës me një çmim të ulët, sipas një hetimi të bërë nga InsightCrime. Një burim policor tha se shqiptarët, me bazë në Ekuador, adoptojnë profilin e biznesmenëve të lidhur me eksportet e ushqimit.

Por ata janë me të vërtetë përgjegjës për rregullimin e detajeve logjistike për dërgimin e kokainës në Evropë. Kjo ishte pikërisht një nga pikat e forta të strukturës së menaxhuar nga ‘El Gato’. Në vitin 2022, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara e renditi Sanchezin si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë. Raporti thotë se dërgesat e kokainës së ‘El Gato’ ishin dërguar nga Ekuadori. Ai e bënte këtë përmes anijeve dhe kontejnerëve tregtarë” – thuhet më tej në shkrim.

Gazeta shkruan se shqiptarët kanë lidhje edhe me kartelin e Sinaloas.

“Shtetet e Bashkuara e lidhën Sánchez me meksikanin Miguel Ángel Valdez. Ky, nga ana tjetër, ishte ndërmjetësi i tij me kartelin Sinaloa, të udhëhequr nga Ismael ‘El Mayo’ Zambada. Në shtator 2022, qeveria meksikane detajoi se ‘El Mayo’ Zambada kishte qenë aleat me mafian shqiptare. Konkretisht me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Përveç krijimit të rrugëve të drogës për në Evropë, shqiptarët bashkëpunojnë me Sinaloan në pastrimin e parave. Sipas një investigimi të gazetës “El Universal de México”, kjo strukturë menaxhon një rrjet kazinosh dhe biznesesh. Përmes këtyre qendrave pastrohen miliona euro nga krimi i organizuar” – thuhet në shkrim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME