Takimin në mëngjes me presidentin Begaj, kryeministri Edi Rama e zhvilloi sepse i propozoi emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Hyseni paraqitet si ekspert dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo ka udhëhequr për një periudhë 6-mujore, nga dhjetori i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2021, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Periudhë e cila institucioni i inteligjencës kosovare ishte pa drejtues. Ajo ka mbajtur postin e zv/drejtoreshës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si dhe postin e drejtoreshës për Marrëdhëniet me Jashtë në këtë institucion.
Ajo u shkarkua nga posti i drejtueses së AKI, më 30 qershor 2020 me vendimin e marrë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Arsyet e vendimit të shkarkimit nuk u bënë publike asokohe. Ndërkohë që bëhet me dije se Hyseni është një njohëse shumë e mirë e gjuhëve të huaja dhe që flet plot 6 të tilla.