Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSylvinho: “Është mëkat sipas meje, ndodh edhe kështu”

Sylvinho: “Është mëkat sipas meje, ndodh edhe kështu”

“Një humbje e vështirë, ishte një ndeshje e vështirë dhe e ashpër. Polonia është mësuar të luajë Europianë, ka lojtarë të kalibrit ndërkombëtar. Por ne kemi bërë një ndeshje me zemër, me shpirt.

Lojtarët e kanë kuptuar idenë e futbollit dhe organizmin. Në pushim u thashë që duhet të jemi në lojë. E nëse në fund mund të jemi aty, të barazojmë apo fitojmë”. Sylvinho mori gjithcka kërkoi përvec barazimit në fund, që nuk erdhi, pavarësisht se Uzuni i shkoi pranë. Tekniku brazilian nuk arriti të merrte kënaqësinë e rezultatit në debutimin e tij, i mundur 1-0 nga Polonia.

E megjithatë, e para e tij në pankinën e Shqipërisë u luajt në shtëpinë e kundërshtarit më të fortë: “Nuk duhet të humbim toruan kurrë, se të vrasin me 3-4 gola. Ata kuptuan gjithçka dhe ne ishim aty. Është mëkat sipas meje, barazimi ishte më i drejtë, por ndodh, është kështu”.

DILEMA NË DHOMAT E ZHVESHJES

Braziliani tregoi edhe prapaskenën e mendimeve që e coroditën 30 minuta para ndeshjes. Një ankth që e torturoi deri kur skuadrat zbritën në fushë, nëse Santos do të luante me 3 apo katër në mbrojtje: “30 minuta para fillimit, kur ishin në dhomat e zhveshjes – tha Sylvinho -, mu fiksua ideja. Po nëse Polonia luante me 3 prapa, por pastaj jo. Kjo ishte Polonia, ne e njohim mirë Santos dhe e dinim se do të luante kështu. I hoqëm të gjitha hapësirat dhe e bëmë të luante keq. Zalewski kishte Ramadanin në të djathtë e Asllanin në të majtë. Sa keq që nuk dolëm me pikë”.

ZËVENDËSIMET E GJASULA PARA MBROJTJES

Tekniku Sylvinho zbërtheu edhe zgjedhjet e bëra kundër polakëve: ”
Polonia është një ekip që luan me top të gjatë pas shpine. Lewandowski të zgjat skuadrën dhe bëhet e vështirë të bësh presing. Gjasulën e kishim vënë përpara se është më i mirë në lojën në ajër.

Duhet të punojmë edhe mbi presingun”, tha Sylvinho që sqaroi edhe zëevendësimet. “Mendoj se minuta ishte pak a shumë 65 apo 70 kur rrezikuam me ndërrimet. Por Polonia me kundërsulm mund të të vriste. Të gjithë ndryshimet që bëmë, me Seferin, Bajramin e Mehmetin, ishin të programuara me ekipin e rreshtuar mirë. Nëse i hap fushën një ekipi të tillë, të shënojnë dhe mbaron.

Të mbeten 25 minuta e mbaroi. Ndërrimet ishin në fund për këtë arsye, që ndeshja të mbetej e hapur. Shpresuam që të barazonim në fund. E kishim në fakt rastin për të barazuar me Uzunin”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME