Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhduken kompanitë që ndërtuan inceneratorin e Fierit

Zhduken kompanitë që ndërtuan inceneratorin e Fierit

Për skemën e mashtrimit me faturat e TVSH-së në inceneratorin e Fierit, prokuroria kërkon dënimin e administratorëve të 10 kompanive, por tashmë ato rezultojnë të zhdukura.

Në nisje të procesit për 18 të pandehur për kete dosje, mes tyre ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, policia nuk arriti dot t’i njoftojë ato si persona juridik nën hetim për procesin gjyqësor.

Adresat e kompanive, të deklaruara në QKB nuk ishin të sakta, ose kur ishin gjetur, aty u deklaruan biznese të tjera.

Për abuzimet në inceneratorin e Fierit është arrestuar përgjegjesi i kontrollit te punimeve, Arben Dervishaj, i cili pasi i certifikonte investimet fiktive kishte përfitime nga Klodian Zoto, si pagesa për udhëtime private, pagesat e biletave të avionit, qëndrimet në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali etj.

Bashkë me ta janë vënë në pranga edhe ish-zyrtarë të tjerë për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurimit për Inceneratorin e Fierit.

Administratorë firmash private që kanë marrë pjesë në skemë:

Arbër Denizi Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim)
Juri Ymeraj Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim)
Silvester Dreza (Në kërkim)
Enver Sheshi administrator i “Leli-17”sh.p.k (i arrestuar)
Robert Shabani përfaqësues ligjor i ‘Best Services” sh.p.k, (i arrestuar)
Regan Merdani administrator i ‘Froggy”sh.p.k, (i arrestuar)
Gentian Zifla, me administrator i ‘Itneg”sh.p.k, (I arrestuar)
Personat me përgjegjësi administrative të përfshirë:

Luran Dusha administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim)
Arjola Kodra, administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim )
Arben Dervishaj, biznesmen, Zv. President i FSHF (I arrestuar)
Giuseppe Ciaffaglione administrator i Landfillit të Sharrës (Në kërkim)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME