Partizani është shpallur kampion për herë të 17 në historinë e tij. Të kuqtë kanë mundur 2-0 Teutën në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke u renditur para Tiranës, me pikë të barabarta, por në vend të parë me ndeshjet direkte. Nuk mjaftoi fitorja 1-2 me Erzenin për Tiranën, që detyrohet të humbasë titullin pavarësisht 67 pikëve, sa të kuqtë. Në Europë shkon Vllaznia, që me fitoren 1-2 me përmbysje në Ballsh dënon vendasit me rënien nga kategoria. Në këtë pikë, në playout me Korabin do të shkojë Erzeni.
Partizani luajti shanset në shtëpi në “Arenën e Demave”, por Teuta që pati përballë ishte shumë e lëshuar për të ndaluar një skuadër që duhej të fitonte titullin. Colella i gëzohet triumfit të parë në karrierë, ashtu si një pjesë e mirë e lojtarëve të të kuqve. Partizani dominoi ndeshjen me Teutën dhe goli ishte thjesht cështje minutash. Koha erdhi kur u mësua që Tirana kishte kaluar në avantazh në Niko Dovana me Erzenin. Atëherë Mba goditi shtyllën e Rrapaj shënoi dy minuta më pas golin e avantazhit. Festa nisi që në atë moment, me tifozë që u futën në fushë.
Tirana në anën tjetër u arrit nga goli i Ademit si për të qetësuar edhe më shumë tifozët e Partizanit. Në Tiranë loja ishte e mërzitshme e me sens unik. Teuta nuk kishte as dëshirën të shkonte nga anët e Rexhepit, ndërsa rastet e të kuqve vazhdonin të koleksionoheshin. Cara në minutat shtesë, për shkak të tymueseve të hedhura, shënoi golin e dytë që suguroi rezultatin. Frikë vetëm pak caste për të kuqtë, kur Vila fitoi një penallti që e humbi Kallaku. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 2-0 dhe i dha trofeun e radhës Partizanit, ndërsa pa Teutën t’i jepte lamtumirën ëndrrave për të luajtur në Europë.
Tirana pikërisht atëherë shënoi golin e dytë të fitores 1-2 me Erzenin, duke arritur pikët e njëjta me kampionët e rinj. Abazaj i dha fitoren Tiranës, që e mbylli kampionatin në vendin e dytë. Erzeni duhet të luajë shanset e tij në “playout”, ku përballë do të ketë Korabin.
Në Europë shkon Vllaznia që fitoi me përmbysje 1-2 ndaj Bylis. Shkodranët janë të katërtët e kapërcejnë Teutën, ndërsa mallkastriotët që i hoqën titullin Tiranës me barazimin një javë më parë, ranë nga kategoria. Lajthia në minutën e 36 kaloi Bylisin në avantazh por një minutë më vonë barazoi Jonuzi. Në të dytën, ishte Latifi ai që shënoi golin e dytë duke i dhënë fitoren për Europën skuadrës së Vllaznisë. Një gol i shënuar nga Shqiprim Taipi në pjesën e dytë, i ka mjaftuar Kukësit të fitojë në transfertë me Egnatian, që mendon vetëm për finalen e Kupës me Tiranën. E kotë fitorja e Laçit përballë Kastriotit, sepse kurbinasit mbetën pas Vllaznisë.
SUPERIORE, JAVA E 36
Bylis-Vllaznia 1-2
Lajthia 36’/ Jonuzi 37′, Latifi 66′
Egnatia-Kukësi 0-1
Sh. Taipi 55′
Erzeni-Tirana 1-2
Ademi 39′ / Haxhiu 36′, Abazaj 90+7′
Laçi-Kastrioti 3-0
Sali (A.G) 28′, Ujka 72′, 90+1′
Partizani-Teuta 2-0
Rrapaj 39′, Cara 90+7′
PALMARESI I FITUESVE
1930 – Tirana
1931 – Tirana
1932 – Tirana
1933 – Skënderbeu
1934 – Tirana
1935 – (nuk u zhvillua)
1936 – Tirana
1937 – Tirana
1938 – (nuk u zhvillua)
1939 – (nuk u njoh)
1940 – (nuk u njoh)
1941 – (nuk u zhvillua)
1942 – (nuk u njoh)
1943 – (nuk u zhvillua)
1944 – (nuk u zhvillua)
1945 – Vllaznia
1946 – Vllaznia
1947 – Partizani
1948 – Partizani
1949 – Partizani
1950 – Dinamo
1951 – Dinamo
1952 – Dinamo
1953 – Dinamo
1954 – Partizani
1955 – Dinamo
1956 – Dinamo
1957 – Partizani
1958 – Partizani
1959 – Partizani
1960 – Dinamo
1961 – Partizani
1962-1963 – Partizani
1963-1964 – Partizani
1964-1965 – Tirana
1965-1966 – Tirana
1966-1967 – Dinamo
1968 – Tirana
1969-1970 – Tirana
1970-1971 – Partizani
1971-1972 – Vllaznia
1972-1973 – Dinamo
1973-1974 – Vllaznia
1974-1975 – Dinamo
1975-1976 – Dinamo
1976-1977 – Dinamo
1977-1978 – Vllaznia
1978-1979 – Partizani
1979-1980 – Dinamo
1980-1981 – Partizani
1981-1982 – Tirana
1982-1983 – Vllaznia
1983-1984 – Elbasani
1984-1985 – Tirana
1985-1986 – Dinamo
1986-1987 – Partizani
1987-1988 – Tirana
1988-1989 – Tirana
1989-1990 – Dinamo
1990-1991 – Flamurtari
1991-1992 – Vllaznia
1992-1993 – Partizani
1993-1994 – Teuta
1994-1995 – Tirana
1995-1996 – Tirana
1996-1997 – Tirana
1997-1998 – Vllaznia
1998-1999 – Tirana
1999-2000 – Tirana
2000-2001 – Vllaznia
2001-2002 – Dinamo
2002-2003 – Tirana
2003-2004 – Tirana
2004-2005 – Tirana
2005-2006 – Elbasani
2006-2007 – Tirana
2007-2008 – Dinamo
2008-2009 – Tirana
2009-2010 – Dinamo
2010-2011 – Skënderbeu
2011-2012 – Skënderbeu
2012-2013 – Skënderbeu
2013-2014 – Skënderbeu
2014-2015 – Skënderbeu
2015-2016 – Skënderbeu
2016-2017 – Kukësi
2017-2018 – Skënderbeu
2018-2019 – Partizani
2019-2020 – Tirana
2020-2021 – Teuta
2021-2022 – Tirana
2022-2023 – PARTIZANI