Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAShkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Itali, në pranga15 persona

Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Itali, në pranga15 persona

Pesëmbëdhjetë persona u arrestuan sot nga Guardia di Finanza, në Basilicata, Liguria dhe Puglia, si pjesë e një operacioni antidrogë nga prokurori antimafia i rrethit Potenza, i cili shkatërroi një klan të përbërë nga italianë dhe shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për heroinë, kokainë, hashash dhe marihuanë e cila vinte nga Shqipëria, ku sipas mediave italiane dyshohet dhe se pastroheshin paratë e përfituara.

Lidhja me Shqipërinë u bë përmes “një sistemi kompleks bisedash të koduara”.

Grupet përdorën një platformë mesazhesh të konsideruar “të sigurt dhe të blinduar”.

Guarda di Finanza sekuestroi mbi 20 kilogramë heroinë, 5.7 kilogramë marihuanë dhe 105 gram kokainë. Krahas arrestimit të 15 të dyshuarve, kryesisht shqiptarë, mes të cilëve edhe “kreu” i organizatës dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, pronar i fermës së bazës, u kryen sekuestrim parandalues ​​i aseteve, të drejtpërdrejta dhe të barasvlershme me një vlerë prej 4.2 milionë euro, “që i përgjigjet fitimit të vlerësuar nga trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike”.

Të ardhurat e trafikut të drogës (mbërrinin në Itali, substancat shpërndaheshin në të gjithë territorin “edhe organizatave të tjera autonome”) u investuan në Shqipëri “për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe aktivitetet tregtare”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME