Çfarë do të bëhet me Lionel Messin, të cilin i përfundon kontrata më 39 qershor? Pista më e mundshme deri tani është ajo e Arabisë Saudite.
Mediat raportojnë si lajm thuajse të se argjentinasi do të shkojë tek Al-Hilal. Thuhet se babai i tij Jorge që është njëkohësish edhe menaxheri i tij ka arritur marrëveshje me këtë klub.
Zyrtarizimi pritet të bëhet i ditur në kohën e duhur duke respektuar marrëdhënien me PSG. Deri tani lajmi është që Messi-t i është premtuar shifra 1.2 miliardë Euro për një kontratë dy-vjeçare. Do të jetë kontrata më e madhe financiarisht në historinë e futbollit dhe PSG nuk do të përfitojë asgjë pasi Messi largohet me parametra zero.