Ish-lojtari i Milanit, Kaka do të jetë një nga yjet që do të jetë i pranishëm në finalen e Stambollit, që do të luhet mbrëmjen e nesërme mes City-it dhe Interit. Braziliani ka dhënë mendimin e tij për pritshmërit e kësaj finaleje të madhe.
“Është bukur të jesh në ndeshje të tilla, nuk është Milani, por Interi përfaqëson futbollin italian dhe të shihje një derbi në gjysmëfinale ishte bukur.
Si e prisni ndeshje? Një duel ku mund të ndodhë gjithçka. City është favorit, por do të shohim një ndeshje të bukur.
Largimi i Maldinit nga Milani? Më vjen shumë keq. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por Paolo është një simbol dhe e ka ndihmuar shumë Milanin”, deklaroi ish-legjenda e kuqezinjve.