Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIDomatia/ Prodhuesi e jep pa lekë, tregtarët e shesin disa herë më...

Domatia/ Prodhuesi e jep pa lekë, tregtarët e shesin disa herë më shumë, blerësit,  shumë shtrenjtë për periudhën.

Fier – Fermerët e serave të domateve në zonën e Roskovecit po ua grumbullojnë prodhimin pikat e shumicës pa lekë, në treg domatja po shitet shumë herë më shtrenjtë ndërkohë që prodhimi i tyre po shkon dhe në disa vende të rajonit

Fermerët thonë se nga 6 kate që vjelin domaten cdo vit për këtë periudhë kanë vjelë e kan tregtuar 50% të tyre 3 kate, duke nxjerr kështu vetëm lekët e shpenzimeve, ndërsa haka e punës u ka shkuar dëm. Nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, mendojmë që ti braktisim e ti riktheheni emigracionit, thonë ata.

Shteti duhet të ndërhyjë , duhet të jet rregullatori, të na mbështesi, pohojnë prodhuesit.

Nga ana tjetër ndërkohë që pikat e grumbullimit po e marin prodhimin pa lek, “po e shitëm ju paguajmë” në tregjet dhe merkatot në Fier një kg domate shitet nga 600 deri 1000 lekë të vjetra ndërsa në Tiranë shitet deri në 1500 lekë kg dhe për export disa herë më shumë

Në kushte të tilla kur prodhuesi prodhon por pikat e grumbullimit ua marrin pa lekë por e shesin tek tregtarët e pakicës disa herë më shumë , fermerët i ka bërë pesimist dhe kanë menduar që ti braktisin e ti rikthehen emgracionit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME