Qeveria ka ndryshuar vendimin për të bllokuar hyrjen e të gjithë kamionëve me targa të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët bartin mallra të këtij shteti, që e mori pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.
Mediat e Kosovës raportojnë se me ndryshimin e këtij vendimi, në Kosovë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që të mos jenë të ngarkuar me mallra me origjinë serbe.
Deri më sot të gjitha kamionët me targa të Serbisë, pa marrë parasysh origjinën e produkteve, nuk janë lejuar të futen në Kosovë, si masë e sigurisë nga situata e krijuar.