POLITIKË

Yuri Kim: Do të vijë dita që shqiptarët do të lëvizin pa vizë drejt SHBA

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka mbyllur misionin e saj diplomatik në Shqipëri me një konferencë me gazetarët të mbajtur ditën e sotme.

Mes të tjerash, ajo foli edhe për shqiptarët që marrin vizë për të udhëtar drejt SHBA.

“Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat e vizave, kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë”, deklaroi Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button