Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Kaci.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ekzekutimi i arrestimit të saj është bërë në Shkodër, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, nën akuzën “korrupsion aktiv”, në bazë të neni 245 të Kodit të Procedurës Penale.