Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËLirimi i 3 policëve, reagon Meta dhe Berisha

Lirimi i 3 policëve, reagon Meta dhe Berisha

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga paraburgimi në Serbi.

“Një akt i paprecedentë që nga vitet 50 deri sot, siç ishte rrëmbimi në territorin e Kosovës i tre anëtarëve të policisë së Kovës, u zgjidh.

Lirimi i tyre ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, në mënyrë që histori të tilla të mos mund të përsëriten më.

Nga ana tjetër u bëj thirrje autoritete të Kosovës duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit dhe rendit, të bëjnë çdo përpjekje për shtensionimin e situatës dhe rikthimi ne dialogut.

Edi Rama ka një përgjegjësi të madhe në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai ndër të tjera.

Një reagim në rrjetin social facebook ka pasur edhe kryetari i PL Ilir Meta

Lirimi i tre policëve të Kosovës, edhe pse i vonuar, është një veprim pozitiv, që i dha fund një akti tepër të rëndë provokativ.

Rikthimi tek dialogu dhe finalizimi i marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA është rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve Kosovë- Serbi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME