Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në një postim në facebook Berisha shkruan:
Të dashur miq,
Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre.
Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij. Gëzuar!